Monday, September 10, 2012

Rikthim i ngjarjeve


Rikujtim i momenteve EASAiane

“ Udhëtime për të rijetuar të shkuarën tënde? – ishte në këtë pikë pyetja e Kanit, që mund të ishte formuluar edhe kështu: - Udhëtime për të rigjetur të ardhmen tënde?
Dhe përgjigja e Markos: - Gjetkë është një pasqyrë në negativ. Udhëtari njeh atë pak që është e vetja, duke zbuluar të shumtën që nuk e ka pasur dhe nuk do ta ketë.“
 po e filloj me një fragment të shkëputur nga ‘’Qytetet e padukshme’’, I. Calvino.



Është e cuditshme ndonjëherë, se si i përceptojmë momentet e caktuara. Se sa jemi në gjendje t’i rikthejmë apo rimbledhim dhe memorizojmë ato momente, eksperienca dhe ngjarje që nuk duam t’i harrojmë.
Në EASA eksperiencën që kam përjetuar në Helsinki, akoma kam ‘flashbacks’ t
ë situatave dhe ngjarjeve të ndryshme. Këto pamje shpesh më kthehen nëpërmjet sekuencave të ndryshme. Ishte e diel, mesi i korrikut kur arritëm në Helsinki. U nisëm në mëngjes dhe në mbrëmje ishim në destinacion. Një klimë e freskët në raport me kontekstin ballkanas. Binte shi, por ishte i qetë dhe mjaft i ‘disiplinuar’. Suvilahti quhej lokacioni – ish zonë ku është prodhuar energji elektrike ku më vonë është transformuar në hapësirë për aktivitete artistike.
Nëse më pyesni se a ka pasur momente të vështira gjatë gjithë kësaj kohe dyjavore sa qëndrova në Helsinki, nuk di ca t’iu them. A e imagjinoni dot momentin, që je në një mjedis ku të rrethojnë mbi katërqind student me mbi pesëdhjetë etni, kultura, etj të ndryshme, ku secili ka ardhur aty për të ndarë dhe shkëmbyer përvojat e tyre me njëri tjetrin? Ku gjatë ditës këto kultura dhe shumëllojshmëri identitesh përplaseshin përmes afro dyzet workshopeve që zhvilloheshin dhe pas pauzave shumë të shkurta vazhdonte Party & Bullshits në eventet gjatë natës. Ku edhe pasi shkoje pë të fjetur atë pak kohë që mund të kishe, i dëgjoje ata hapat që të kalonin afër veshit me një sfond multilinguistik, pra brenda intervali të shkurtë kohor mund të dëgjoje gjuhë të ndryshme (që të qartësohemi, vend-fjetja ishtë në tokë ku cdo dy shtete ndanin një zonë  afro dyzet metra katror dhe me elementë ndarës transparent me zona tjera). Meqë ra fjala te gjuha, e di si më tingllonte finlandishtja? Një bashkëdyzim i francesve me atë intonacion melodik gjuhësorë muzikal dhe japonezëve, si gjuhë shumë e ‘prerë’ dhe e reduktuar, disi ‘e gdhëndur’ si me ndonjë çekan.
Dhe një karakteristikë tjetër që më bëri përshtypje që posedonin finlandezët, jo vetëm gjeneratat e reja, një kontrast qëndrimesh që kishin lidhje me natyrën e tyre mjaft të qetë, për dallim nga ne mesdhetarët, ku edhe të folurit normal mes vete e kemi si të ‘’autoparlantizuar’’, ndërsa ata këtë refleksion që kemi ne e shprehnin përmes muzikës që dëgjonin, heavy metal, cool hë.
Ia vlen të theksohet që një ndër karakteristikat e vecanta që mund të t’i sjell fryma dhe komuniteti EASA-n është padyshim shpriti human i vëndit, pra je në një rreth, komunitet dhe mjedis që gjërat shume të vogla marrin vlera krejt tjera, vlera aq të dobishme saqë ty të nguliten dhe reflektohen në sjelljen tënde.



…drejt përzgjedhjes së workshopit


Q
ë kur e kuptova temën e ‘Wastelands’ me realizimin e videos 12 sekondëshe kur aplikova në kuadër të kësaj teme, nga atëherë u apasionova me subjektin. Programi përmbante një sërë aktivitetesh dhe workshopesh, afro dyzetë, prandaj dhe mëdyshja për të selektuar, mund ta imagjinoni se si ishte. Pas akomodimit që bëmë natën paraprake , në rend dite (e hënë) sipas programit ishte prezantimi i workshopeve që filluan rreth orës 15:00. Kuptohet që ishim të padurushëm për t’i parë. Filluan dhe afro 3h zgjaten prezantimet.  Isha afërsiht i qartë deri diku se cfarë natyre të workshopeve doja, po prapë edhe pse temat ishin kryesisht të natyrës wastelands, gjithësesi kishin divergjencë në vete. Zgjodha njërin të quajtur ‘’Strange Nature’’.  Jo se nga emri ishte ‘i cuditshëm’ po procesi punës dukej interesant. (Gjithënjë më ka interesuar metoda se si po zhvillohet procesi dhe sa po mundemi të nxjerrim vlera nga ky proces, në mënyrë që të dalim në formën apo konceptin e duhur). Thjesht aplikuam dhe duhej bërë përzgjedhja. Tutorët e workshopeve bënin përzgjedhjen e aplikuesve. Kishte numër të limituar për cdo workshop, dhe për fat u përzgjodha që në fazën e parë.

Të nes
ërmen filluan workshopet.

Filluam 15 pjesëmarrës, por më vonë na u bashkangjitën dhe dy të tjerë, me sa dukej kishte interes. Faktikisht duhej të kishte, se ishim një ndër ato workshope ku puna ishte intensive nga mëngjesi deri në mbrëmje.
Sa për tu motivuar, testi i parë ishte ‘’to get as high as possible’’.
 U ndamë në tri grupe dhe me letra bixhozi , kush e bën kullën më të lartë, përmes një lidhje logjike sa më stabile/qëndrueshme e pse jo dhe një forme vizualisht e pranueshme.
Pse pikërisht ishte ‘’strange nature’’?

Kuptohet që zonat industriale me karaktere të abandonuara faktikisht përmbajnë në vete një natyrë të atillë, të cuditshme, të larmishme, me koloritetet dhe me motive të caktuara në sipërfaqe të ndryshme, në godina dhe në konstruksione që janë krijuar ‘çarje’, ‘plasaritje’… pikërisht këtu ishte synimi për të ndërhyrë. Vizioni ishte për të krijuar struktura parametrike që i mbushin këto hapësira.
Për të arritur deri këtu duhet të mësonim si të krijonim komponente, qeliza apo nj
ësi bazë secili nga ne dhe në këtë mënyrë ta gjenim nje sistem lidhjeje sa më konciz për t’i asambluar këta komponent në një formë të caktuar në varësi të llojit të lidhjes së sistemit.
Pytjet apo ‘ngacmimet’ që kishim nga tutorët ishin se si mundemi që përmes këtij komponenti/njësie të lidhim forma apo skruktura fleksibile  me konfiguracione të ndryshme për nga përmasat, cfarë detaje kërkohen në këso lloj sistemesh, aq më tepër kur numri i komponentëve në lidhje vjen e rritet.



Normalisht që lloji i materialeve ishte mjaft i rëndësishëm për palosjen (folding) dhe manipulimin apo gjenerimin e morfologjive dhe strukturave përkatëse.
Materialet ishin letër dhe alumin. Vlen të theksohet se alumini ishte material i ricikluesh
ëm. Materiali sigurohej nga fabrikat e gazetave, proces ky i fabrikimit që i përdornin për shtyp (jo çdo fabrikë gazete mund ta ketë këtë sistem) vetëm njëherë dhe pastaj duhej të hidheshin apo ricikloheshin.
Qasja e parë ishte me letër (pak a shumë art i origamisë), secili prej nesh eksperimentonim dhe gjeneronim forma të ndryshme për të arritur një komponent përfundimtar.
Në këtë mënyrë, secili prezantoj punimet individuale dhe pas kësaj faze ideja ishte që kush dhe me kë kanë gjuhë vizuale dhe strukturore të përbashkët të formonin grupin e tyre.
Si përfundim dolën në pah dy qasje: formacione të kurbëzuara dhe të gjeometrizuara.
U bashkuan grupet dhe në këtë mënyrë secili grup gjeneronte formacionet e lartp
ërmëndura.
Kaluam ne shkallë reale dhe me material më të fortë, me alumin. Me konfiguracionet përfundimtare që kishim me palosjen e letrave, tani i ‘kristalizonim’ në alumin.
Në fund dolëm në terren (site), ku u munduam që format e përftuara të kishin një tërësi unike në raport me kontekstin, ku nuk ka më as të vjetër as të re dhe as kontrast figurë-sfond, dhe gradualisht filluam t’i aplikonim në vende sa më adapte për formën e arritur.


Për të krijuar një ide më të mirë për workshopin, ndiqni videon më poshtë:


Vullkan Qerimi 


p.s: klikoni mbi posterat për të parë më mirë fotot :)

2 comments: