Wednesday, September 26, 2012

I am space and I know it


Vendos çdo gjë para se të nisesh, ndërro mendim momentin e fundit

Po të më kishin thënë që do merrja pjesë në një workshop me titull “bodybuilding” nuk do I kisha besuar (e jo vetëm pse jam “ë gjatë, e hollë, me pak kurriz të dalë” :P). Deri kur fola me tutorin e këtij workshopi po prisja me padurim të punoja me paleta, të ripërdorja sharrën e çekiçin.

Mirëpo diskutimi me Linas (Lapinskas,çdo mbiemër që mbaron me “skas” është lituanez, tha ai) tutorin e workshopit, që filloi te përmasat e trupit të njeriut si fillesa e projektimit e përfundoi te shkatërrimi më I tmerrshëm në histori që ai I bëri lojës “I have never, ever” në një lloj mënyre më bëri të kisha dëshirë të ndiqja workshopin e tij.

Nuk ishte përvoja e tij e parë si tutor, falë workshopeve të organizuara ne EASA Linas dukej se e kishte mjaft të qartë në kokë strukturën që dëshironte për workshopin e tij, punën që donte të realizonim ne e rezultatet që priste.

Workshopi ku mora pjesë kishte si synim të analizonte trupin e njeriut si fillesë të projektimit, si gjenerues të hapësirës e si element që ndikonte në përmasat e objekteve. Për të përmbushur këto pika kaluam shumë kohë në rrugët e qytetit, duke ndërvepruar me kalimtarët, duke matur ndërtesat (me pjesët e trupit) e duke eksperimentuar mbi reagimet e njerëzve në kontakt me trupin njerëzor.

Isha, e jam, e kënaqur me zgjedhjen e workshopit (përveç se për djegiet e lëkurës nga dielli). Lëvizëm shumë në qytet, morëm reagimet e shumë kalimtarëve (gjë që sjell gjithmonë të qeshura) e zbuluam gjëra interesante duke e trajtuar të gjithë proçesin si lojë.

Për me shumë, prezantimi (jo)pwrfundimtar : http://prezi.com/azgt4jd_zrzm/copy-of-my-1-prezi/

I am space and I know it!

Anisa Lloja









                

Foto:    
 A. Lloja
Th. Trian

1 comment:

  1. tavolat e Da Vincit ne studimin e trupit te njeriut akoma vazhdojne e studiohen ne disa univ arkitekture, e me pas te mos te fillojme me studimin e njeriut sidomos ne permasat e raportet e tij qe bente Le Corbusier ;)

    ReplyDelete