Wednesday, September 19, 2012

“Island of Rhodes”, e jo “Rhode Island”



Kur më njoftuan se isha përzgjedhur të merrja pjesë në SESAM 012 “Colossus VS LandmArch” mendova se ishte e rastit të kërkoja në Google informacione për vendin që do kisha rastin të vizitoja. Po kërkoja për pamje, harta, diçka që t’I jepte kuptim adresave që na kishin dërguar organizatorët. Mirëpo, duke këkrkuar “Rhodes Island” përfundova në hartat e shtetit amerikan, jo ekzaktesisht ajo që po prisja. Kjo ishte gjëja e parë që mësova.

Më pas erdhi njohja me grupin shqiptar, organizimi I udhëtimit e pregatitja e back pack-ut (që nuk bëhet më I lehtë me kalimin e kohës!).

Në një qytet turistik me shumë lëvizje një grup prej 30 studentësh duket sikur do humbasë mes turmës, por kjo nuk ështe një e keqe. U bëmë të zhurmshëm e të dukshëm kur deshëm, e me sukses, kohën tjetër ishim pjesë e qytetit.

Udhëtimet “eksploruese” I nisëm që pasditen e parë. Për mua njohja me qytetin ishte shumë interesante. Ndikimet e kulturave të ndryshme që kishin jetuar në atë ishull gjatë historisë e kishin kthyer në një libër të gjallë të historisë së arkitekturës. Gërmadha antike, pranë xhamisë e kështjellës së kalorësve mesjetarë gjendeshin në një rrugë me ndërtime të arkitekturës fashiste italiane, duke I dhënë qytetit një frymë krejtësisht të veçantë.

Grupi, siç përmënda, ishte relativisht I vogël, 30 studentë (organizatorë, ndihmës, tutorë e pjesmarrës). Edhe pse asnjëri prej nesh nuk e priste këtë, në përfundim asnjëri nuk doli I zhgënjyer. Ishte bukur t’I njihje të gjithë, të mbaje mend emrat e të gjithëve, si në një klasë. E si gjithmonë, në një grup të vogël secili spikat për një karakteristikë, e secili të mungon për një arsye të vecantë.

Ishte një përvojë e bukur, për workshopin, sigurisht, po për njerëzit e qytetin gjithashtu, si çdo udhetim që ia vlen të mbahet mend me buzëqeshje.

Anisa Lloja



















Foto:     A. Lloja
                Th. Trian

No comments:

Post a Comment