Monday, March 12, 2012

EASA ime.



Mora pjese per here te pare ne Easa gjat vitit qe ajo  organizohej ne Manchester te Anglise ,ndaj ndihesha  shume e entusiazmuar  qe e para po shkeputesha per ca kohe nga ajo rrjedhe monotonie qe te ofronte Fakulteti  yne i  Arkitektures j , per tiu bashkuar nje komuniteti te ri prej 400  studentesh arkitekture.Se dyti  eventi zhvillohej ne Angli (Manchester), arkitekturen,muziken e ne pergjithesi  kulturen e se ciles e adhuroja prej vitesh dhe vazhdoj, fale kesaj eksperience ne Easa ta vleresoj akoma dhe me shume sot.E nderkohe qe ia premtova vetvetes  qe do ishte thjesht nje eksperience  sa per ta provuar njehere u  gjenda  dhe vitin pasardhes  duke  sistemuar  ‘sleeping bag-un’ e canten e shpines  per eksperiencen andaluziane ne Easan e radhes ne  Spanje(Cadiz).


E ve re ndersa shkruaj (ndersa fshij  e rishtyp pese here te njejten fjali ) qe e kam te veshtire te shpreh ne menyre te permbledhur   mendimet apo ndjesite qe kjo eksperience te sjell pasi eshte pa diskutim  coroditese(kur eshte e para), frikshmerisht intensive,entusiazmuese  ,e lodhshme ,menderisht  relaksuese  e padiskutim unike(ne fund).

Po mundohem te sjell nder mend  ca fragmente nga Easa ime  ne Manchester e ne Cadiz meqe sgjej menyre tjeter per te dhene pak idene e saj ,pasi  Easen  e beni absolutisht perjetimi  personal  i gjithesecilit prej partecipanteve .....nuk ka nje ndjesi te pergjithshme per  Easa-n :

Me kujtohet moment I pare , hyrja ne ambjentin ku do akomodoheshim ne Downtex (ambjentet e magazinave) I gjithe tavani I te ciles ishte mbuluar me flamujt e te gjithe shteteve te partecipanteve pjesemarres ,nderketo dhe yni  .Kjo se bashku me buzeqeshjen e organizatoreve qe benin regjistrimin ne hyrje ishin mireseardhja   e duhur.

Me kujtohet workshopi qe zgjodha ne Easa Manchester qe konsistonte ne te levizurit ne qytet me bicikleta  duke skicuar ,bere foto  per te prezantuar ne fund dicka shume personale ne lidhje me qytetin e Manchesterit   dhe karaketrit te tij industrial .Duke qene me te lire se workshopet e tjera , kjo na dha mundesi te  leviznim shume ne qytet  ,me kembe e me bicikleta ,te luanim frizbi ,te vizitonim  Muzeun Industrial te Manchesterit qe per  2 jave  mu be shume familiar meqe shkonim dhe skiconim atje se bashku me  2 vajza njera nga maqedonia  e tjetra italiane,  ne shoqerine e nje kafeje te mire me biskota cokollate (me te mirat qe mbaj mend tkem ngrene  mbase dhe nga shoqeria) .Pata mundesine te njihem me njerez me shije e shume te talentuar nder keta 3 tutoret serb te  workshopit ku mora pjese.

Me kujtohet me sa entuziasem  e pritem  lajmin qe do asistonim ne intervisten e nje prej grafic designerave me te njohur nga  Manchesteri (Peter Seville ,emri i te cilit lidhej me grupe si New order ,Joy Division)  e sa shpejt u gjendem nje pjese e mire,  duke fjetur ne salle  , nga lodhja e workshopeve qe zgjasnin gjith diten .
Kujtoj  naten  e fundit  ne Manchester  ,ku se bashku me nje vjaze  nga Kosova endeshim  rrugeve te qytetit (meqe kishim lene  partyn e fundit ) e perfunduam duke i shpjeguar nje shitesi  Kurt  preardhjen e shqipetareve.Kur mendoj per Manchesterin  me vjenne mendje qe nga  imazhi  I tullave te kuqe  , ecjeve te gjata ,shiut te imet,humbja  e rruges (e perseritur),bicikleta,fire- exit,bllok skicimi,rakia e cuditshme me ngjyre serbe,ushqimi i perditshem pikant indian i darkave,fish and chips,Primemark,cookies me cokollat,tokensat e mbremjes ,”Love will tear us apart”dhe The Smiths darkave ,”good morning guys”.
Easa Manchester ishteme e papritur  dhe si e para me vecanta ndersa per  Spanjen   isha me e pregatitur  gje qe  e bente me te bukur pritjen per te.


Kushtet ne Easa Spanje nese smbaj mend keq ishin ca me te mira ,neqoftese heq ketu  rastet kur humbisje orarin e dusheve te ngrohta mbasdite  e te duhej te laheshe me uje te ftohte ne dushet e perbashketa (dhe jo te gjithe ishin aq te kompleksuar per mire sa te laheshin me rroba banjoje).
Meqe mu kujtuan dushet ,tek ato te ngrohtat perballe shkolles ku akomodoheshim ,te krijohej nje ndjesi shume e lezetshme ndersa prisje ne rradhe per tu lare ,degjoje  ne sfond  vetem kenge spanjolle dhe ato internacionalet me te degjuarat, po ne sversion spanjisht ,.. ngjanin  shume qesharake,ndaj nuk habiteshe kur degjoje shpesh te qeshura  nga kabinat e dushit ngjitur.
Per te ngrene shpesh duhej te prisnim ne rradhe te gjata  dhe ishte e cuditshme se si ky moment  ndermjet nje kercitje luge /pirunj pjate nga padurimi per te ngrene,   kthehej ne nje mundesi shume e mire per te folur e per tu njohur me te tjere.Keshtu me rastisi te njoh  nje student nga Armenia qe per habine time me te madhe dinte jashtezakonisht shume gjera ne lidhje me Shqiperine  .
Kujtoj dreken me “montaditos” (sanduice te vegjel) me grupin shum tedashur te  Maltes,nje prej te cilave e kisha shoqe workshopi.Workshopi ku mora pjese, na bente te ecnim gjithe dites nga njera piaze e Cadizit ne tjeteren  duke kompozuar struktura te caktuara te perkohshme me kutite e zarzavateve (forme riciklimi  e provuar me pare nga ca artiste  polake) me idene e permiresimit te aktiviteteve te piazave te Cadizit  dhe kto struktura pasi i mendonim e i ndertonim ,i testonim duke vrojtuar nga larg, si intereagonin njerezit me to  ,ulur ne ato kafet  e lezetshme te shesheve.Ishte pak  e lodhshme pasi ecnim gjithe diten  , me pas i cmontonim e i rikthenim  per ti dhene forma te tjera te nesermen.Ishim pak si nomadet e Easas.
Ishte interesante te shikoje sesi finlandezet e workshopit tim qendronin gjithe diten ne diell dhe zgjidhnin qellimisht piazat me te rrahura nga dielli ,thua se donin te rekuperonin te gjith diellin qe u kish munguar nder vite ne Finlande . Njoha miq te ri nga Malta,Anglia,Cekia,Sllovenia permes workshopit tim .Rikonfirmova  dhe njehere  sa te prirur per te socializuar e sa te dashur jane njerezit kur marrin vesh se je nga nje vend fqinj ,kjo ne nje nga mbremjet qe midis nesh i vume emrin “mbledhja ballkanike”.

Me kujtohet nata e fundit e prezantimit te puneve te gjithe workshopeve ,te qeshurat,padurimi i i gjithesecilit per te pare prezantimin e workshopit ku kish marre pjese ,party ne darke dhe qendrimi zgjuar  te gjithe naten ne recepsion (meqe e kishim si nje nga detyrat qe i caktohej cdo  shteti).Patem mundesi te ndaheshim me te gjithe partecipantet nje nga nje ,qe kishin qene pjese e Easas.Me vjen ne mend  qejfi i te sherbyerit t e mengjesit ,e gjithe Sangria qe  kemi pire,plazhi mbi shkembin j ne mes te detit, me sandwic te improvizuar me fruta te thata e paaaadiskutim Amigos-at .

Po e le me kaq dhe po e konsideroj si nje lloj Easa-tamenti,meqe sdo jem kte vit por me siguri ne nje nga vitet e tjera ne vazhdim serisht.Ndihesh mire kur je pjese e nje komuniteti shum te madh dhe jam e lumtur qe kam qene dy here pjese e tij .

Jora :-)





1 comment: