Friday, March 2, 2012

2/3


Eksperienca e Stavrit EASA 2011

Easa-n e kisha degjuar nga miqte e mi por nuk i kasha kushtuar dhe aq rendesi deri ne
momentin kur me thane qe te aplikoja. Entuziazmi per te shkuar nuk diskutohet që ishte
shumë i madh pasi kisha rreth 4 vjet qe nuk merrja pjese ne aktivitete te kesaj natyre.
E kisha nje ide se si funksiononte por nuk isha shume i qarte. Gjithsesi per te mos e
pershkruar pjesen e dokumentacionit po hyj drejt e ne teme.
-Javen e pare kuptohet qe isha si i perhumbur. Ne EASA kishte disa detyrime dhe nje
nga to ishte qe sejcili shtet duhej te pastronte N.H.S (WC,Tualet, Banjo). Megjithate ne
Shqiptaret shpetuam meqenese emri i shtetit fillonte me “A” dhe na takonte qe keto pune
ti benim dite e pare te mberritjes . Ne diten e dyte ne mos gaboj u be nje guide neper
qytet. Te them te drejten shume pak gjera mbaj mend. Nga darka u caktuan Workshopet
dhe per fatin tim te mire u perzgjodha ne nje workshop qe quhej “La Cometa”
http://www.facebook.com/pages/La-Cometa/203454326377044

-Qe prej dites se trete e ne vazhdim u morrem me zhvillimin e idese dhe realizimin e saj.
Woprkshopi konsistonte ne njohjen e materialeve kinematike dhe shfrytezimin e tyre ne
dobine tone, packa se ne i perdorem me shume per tu argetuar por edhe per te dhene nje
mesazh.
Si perfundim nga Workshopi mesova se si te bej balona dhe disa koncepte mbi eren,
gjithashtu ndertuam nje paisje qe shpresonim qe te funksiononte nepermjet eres por qe
ne fund perfunduam duke e rrotulluar me dore dhe tutori qe filmonte mundohej te mos
me kapte mua ne video. Paisja qe ndertuam ekziston akoma dhe nje vajze e ka marre ne
banesen e saj nga Cadizi ne Valencia dhe po mundohet qe ta permiresoje ne menyre qe
mund te funksionoje nepermjet eres.
Mund te them se neqoftese do me jepej mundesia te zgjidhja prape do kisha zgjedhur po
te njejtin Workshop.

-Me rastisi qe te njihesha me nxenes nga shtete te ndryshme me te cilet kam i kam
rruajtur kontaktet. Nga ora 1 deri ne 4-ter ishim te lire dhe gjate kesaj kohe shkonim ne
plazh ne grupe te vogla me nga 4-5 veta. Javen e pare diku nga mbasditja fillonte leksioni
i arkitekteve te njohur te zones nga te cilat leksioni qe mbaj mend me mire ishte leksioni
mbi urbanizimin barbar te Athines. Darkave kuptohet qe ishte nje ceshtje me vehte.
Alkoli ne ato ore te vona bente punen e vet. Nga nata e National Evening mbaj mend
vetem nje pjese ndersa pjesen tjeter e mbaj mend me fragmente. Te them te drejten me
shume u deha nga rakija jone sesa nga pijet alkolike te shteteve te tjera. Me dukeshin
shume te buta. Nuk e di por andej nga fundi perfundova duke pire me disa spanjolle qe e
kishin vizituar Ballkanit dhe e dinin se cfare ishte rakia.
U organizuan edhe disa party “Night Out” ne te cilat kuptohet qe alkoli ishte asortimenti
kryesor dhe kjo bente te mundur qe sjellja e pjesmaresve te ishte nga me te larmishmet.
Faktikisht me kane ndodhur shume episode qe edhe tregohen edhe nuk tregohen por qe
ne fund te fundit gjithmone qe i kujtoj me vjen per te qeshur dhe e kuptoj se sa shume
jam kenaqur. Nuk mundet qe te le pa kujtuar banketin qe u zhvillua 2 dite perpara se te
largoheshim ku une bashke me dy nga tutoret Tobias dhe Alkistis shkonim tavoline me
tavoline dhe konsumonim gjithe karkalecat pasi ishin shume te shijshem.

Ndersa fundi eshte gjithnje me I hidhuri pasi eshte momenti kur duhet qe te largohesh.
Diten e fundit u organizua nje party perfundimtare ku kete rradhe shumica ishin me te
permbajtur pasi te nesermen duhet te largoheshin. Mbaj mend qe kur jam ngritur ne oren
6 te mengjesit gjej nje nga tutoret zgjuar, ai nuk kishte fjetur por gjate gjithe nates kishte
festuar.
-E gjithe kjo experience me sherbeu per te njohur studente te arkitektures nga vende te
Europes dhe te Amerikes Latine, per te njohur me mire kulturen spanjolle, arkitekturen,
traditat dhe per te djegur pak kalori.





photos copyright: LA COMETA http://www.facebook.com/pages/La-Cometa/203454326377044

No comments:

Post a Comment