Kete shkrimin kam kohe qe e vonoj, sepse sa here mendoj cfare do shkruaj, me duket sikur do tregoj perralla me mbret dhe nuk me pelqen te ndjehem i plakur per te folur per EASA ne distanca kohore. Heren e fundit qe e kam bere kete ishte ne EASA DAY ne dhjetor.
Kam marre pjese 4 here dhe ende e ndjej veten te perfshire. Pa u sterholluar ne te njejtat detaje qe te tjeret i kane pershkruar me mjaft realizem, dua te percaktoj disa gjera te permbledhura qe i kam menduar gjate ketyre viteve.
1- EASA nuk mund te pershkruhet. Mund te besh 5 pershkrime paralele, nga 5 aspekte, dhe perseri le gjera jashte. Ende kam histori te patreguara nga EASA Ireland, EASA ime e pare ne 2008 dhe ende me vijne kujtime te reja.
2- EASA nuk te ben detyrimisht arkitekt me te mire, nuk eshte nje program akademik dhe nuk do te te ofroje teknologji te madhe, por nese nuk do te kishte qene per EASA nuk do dija kurre te konceptoja nje arkitekture me njerezore dhe me te vogel sesa shkalla megalomane qe mesohet ne shkolla. Ne te vertete formimi im mbi arkitekturen me materiale te ricikluara dhe kosto te ulet, vjen i gjithi nga aty.
Une kam qene National Contact i Shqiperise nga 2008 deri ne 2011 dhe te them te drejten, perpara cdo EASA nuk kam qene asnjehere kurioz te di detaje, i kam pritur si filma qe ti nuk do te t'i tregojne. Gjithmone kam qene i surprizuar nga vendet e cuditshme ku do te flinim, cilet njerez do ishin te rinj, cilet miq kishin ardhur serisht nga viti paraardhes, me ke do isha bere shok ne fund, kush do ishte me i cmendur...te gjitha keto i kam perjetuar si surpriza te njepasnjeshme....dhe jam ok me keto ndjesi.
Po e mbyll me kaq, pasi nese filloj te tregoj histori dhe eksperienca nuk mbaroj kurre. Mbase mund te shkruaj edhe njehere tjeter....Sigurisht me shume vonesa!
K
No comments:
Post a Comment