Une jam nje nga pjesemarreset ne EASA dhe mund te them se deri me sot ka qene nje nga pervojat e mija me te vecanta!
Ne vitin 2008, kur kam marre pjese per here te pare EASA ishte krejt e panjohur per ne, askush nuk e mbikqyrte deri ne ate kohe dhe Shqiperia ishte shenjuar si 'lost country'. Rivendosja e marredhenieve e krijua nga nje djale i cili duke mos e ditur as vete se cfare ishte EASA, krijoi nje grup te vogel per te vajtur e per ta eksploruar.
2008 Irlande-Letterfrack / 2009 Itali - Darfo / 2010 UK - Manchester
Si cdo fillim, edhe EASA filloi me veshtiresi per ne. Gabuam ne berjen e bagazheve, valixhe shume te medha, me rrota nga nje ane dhe shume rroba ne te. Duke mos njohur rruget dhe pa ndonje pergatitje paraprake me harta dhe info u nisem per te gjetur piketakimin me EASA-n. Kerkimi vijoi me 2 ore ecje, neper nje shi te imet, ne perfierite e Dublinit, duke terhequr valixhet.
Menefund e gjetem vendin dhe bashke me vendin gjetem edhe atmosferen e hareshme te disa te rinjve te cilet nuk e njihnin njeri-tjetrin por kishin qellimet me te mira per t'u njohur e per te marre sa me shume nga 400 te rinjte me te cilet do kalonin 15 dite. Ishte nje ambjent i thjeshte, me mobilim minimal. Kishte nje tavoline ku priteshin te gjithe te porsaardhurit, regjistroheshin, u jepej nje byzylyk identifikues dhe pakoja e mireseardhjes dhe u sqaroheshin gjithe detajet e nevojshme. Me pas vijonte EASA!
Nese nuk keni qene kurre ne nje event te tille, duhet te shkoni patjeter per te provuar dicka krejt ndryshe e cila do t'ju mbetet ne mendje shume gjate. Nese keni qene me pare ne dicka te ngjashme, e kuptoni edhe me mire perse duhet te shkoni.
Cuditerisht, gjate diteve te para ne Irlande une kam ndjere se nuk doja te isha aty dhe prisja me padurim perfundimin. Kjo ndoshta prej faktit se nuk isha mesuar me aq shume njerez rreth e rrotull ose me mungonte rehatia e kushteve prej shtepie.
Workshop-i filloi ne diten tone te trete dhe menjehere u krijua nje klime e shendetshme dhe harmonike brenda grupit tone te punes. Ne po punonim per nje dokumentar mbi vete EASA-n nder vite. Gjithkush mund te shprehej per cfaredo qe mendonte dhe dite pas dite deshira per te krijuar dicka te perbashket u be shume e forte. Orari i workshopit ishte 9-5, ne mes kishte edhe pushim ose mund te shkeputeshe sa here ndjeheshe i lodhur. Dhomat ku punonim ishin te ngorhta, pinim kafe ndersa jashte binte shi dhe kur dilnim per te xhiruar qetesia e gjelberimit rrethe e qark na jepte qetesine qe kisha une nevoje. Pas ngrenies se darkes dhe leksionit te dites, vinte ora per party. Nese mendoni se ne Shqiperi behen party te mira...e keni gabim! Muzike e mire, njerez te dashur kudo, gezim dhe nivele shume te larta rehatie sepse nuk kishte rregulla as per veshjen, as per qendrimin, as per pijen as per sjelljen. Mengjeset ishin te tmerrshme sepse duhej te zgjoheshim ne orar per te kapur mengjesin dhe kete e merrte persiper nje organizator i cili vinte cdo mengjes me altoparlant dhe bertiste 'wake up you motherfuckers' :P. Pas kesaj duhej te mbanim radhen per te ngrene, te lanim enet ku hanim (te cilat merren me vete) dhe iknim per ne workshop. Dita dites ato qe me dukeshin te padurueshme u bene burim gallate dhe momentesh te cilat nuk harrohen. Dushet me uje pothuajse te ftohte dhe te thirrjet 'ooooo-aaaaa' e atyre qe u binte uji i ftohte mbi trup, tharje e flokeve aty ku thahen duart, kercim e kenge (YMCA)teksa mbahej radha e larjes se eneve, xhiro me bicikleta vjedhurazi sapo dilte dielli, ngjitje e malit ne mes te furtunes dhe shiut vetem per hir te sfides, pune te cilat me pare nuk i kisha bere(te intervistoja, te xhiroja, te montoja,), pirja e alkolit duke e mbushur ne fuci te madhe, perqafime me njerez me te cilet te bashkon vetem gezimi dhe entuziazmi, gazeta e perditshme me thashetheme nga EASA ku prisja me frike e padurim se mos isha edhe une ne ndonje foto te cuditshme, leksionet interesante me profesore shume te mire, shkembimi i njohurive me njerez nga kultura nga me te ndryshmet, te gjitha keto me bene qe ne fund te ikja nga EASA ime e pare me lot ne sy.
Magjia kishte ndodhur...
Kjo magji vazhdoi dhe vitin qe vijoi e prita EASA-n si eventin me te bukur te vitit. Pasi kalon pak kohe qe EASA ka mbaruar nuk te besohet qe ke qene ti ne gjithe ate aventure dhe se ke qene ti qe ke qeshur aq shume, qe ke njohur aq shume njerez, qe ke kercyer aq shume, qe ke kontribuar ne nje pune, etj.
Grupi vazhdonte te ishte i vogel pasi shume pak u interesuan dhe edhe me pak ishin te gatshem te vinin. Megjithate nga tre, ne Itali ishim kater.
Secili vit te ofron gjera shume te ndryshe. Italia ishte krejt dicka tjeter persa i perket kushteve te akomodimit, ngrenies dhe motit. Por ajo qe nuk ndryshon asnje vit eshte deshira per t'u kenaqur dhe qejfi qe pershkon gjithe 15 ditet qe ndodhesh atje.
Edhe pas Italise une nuk u ngopa me atmosferen e EASA-s dhe doja perseri te shkoja. Anglia ishte shume e ndryshme edhe nga Irlanda edhe nga Italia por me te gjitha te papriturat, parehatite, veshtiresite, ajo mbeti e po atij niveli qejfi.
Sot flas me shume nostalgji per EASA-n dhe ndjej sikur eshte dicka te ciles i perkas edhe pse nuk jam pjese e saj. Nese deshiron te kesh kujtime te cmendura, te bukura, ekstreme nga rinia mos hezito te aplikosh dhe te pranosh me tolerance gjithe veshtiresite qe mund te shohesh kur te shkosh per here te pare. Une do te shkoja serish!
- Sibel Pipa
No comments:
Post a Comment