Sunday, February 26, 2012

1/3


Eksperienca Fiona ne EASA Spain 2011

Ishte hera ime e pare qe merrja pjese ne EASA dhe me ato pak qe kisha pare online apo c’me kishin treguar NC-t per EASA-en isha ekstremisht e entuziasmuar.
Ne ditet e para isha komplet e hutuar se nuk njihja asnje njeri nga 400 e ca pjesemarres, pervec NC-ve te Shqiperise. Duke qene se kisha mbaruar vetem vitin e pare te arkitekures dhe s’kisha shume “aftesi professionale” mendoja se do te gjendesha akoma me humbur gjate workshopeve, por qe komplet e kunderta.
Une morra pjese ne EASA TV qe ishte nje workshop shume entuziasmues, fryme e ngrohte shoqerore, mesime ne grup per Adobe Premier, filmonim naten dhe diten e ndihesha paksa nje ““kineaste professioniste”” (2x thonjeza per ta bere me te qart qe eshte ne “thonjeza”).

E bukura e EASA-es ishte se cdo darke kishte festa te ndryshme, edhe festa me teme cka ishte nje menyre shume e mire per tu shoqeruar me njerez nga kombesi te ndryshme; festat ishin edhe pak te lodhshme pas diteve te para se ia gdhinim cdo nate e ne rastin tim gjate pjeses tjeter te dites duhet te levizja ose te rrija ulur para laptopit ne mes te nxehtesise Andaluziane.  Ne ditet e para bem edhe nje treasure hunt, ku u ndame ne grupe me pese veta; mbeta miq per gjate gjjthe e easa-es me koleget e grupit e biles vazhdojme te qendrojme ne kontakt online. Kishte nete ku te ofrohej birre vetem sepse ishe Ballkanase e ndonje ballkanasi tjeter i shtohej deshira “ kombetare”.
Party me i madh ishte ai i National Evening qe ishte nje riot i vertete.

Ushqimi ishte i ngreshem/i mire edhe pse cdo dite rresht per dreke sanduic (te tipeve te ndryshme) kishte efektin e tij ne metabolizem, dushet ishin shume te mira (une i kam fiksim dushet, se e shoh dushin si nje cast te plot meditimi) me uje te ngroht, pervec diteve te fundit ku paten probleme e nuk kishte me uje te ngroht.  Flinim ne dhoma shume te medhaja, ne ishim me Austrine, Bjellorusine, Armenine dhe disa pjesemarres nga Amerika Latina.

E vetmja gje qe ma prishi gjakun ne ato dite ishte qe  memory cart  me mori virus ne nje prej kompjutareve te EASA-es e me pas anti virusi ne laptopin tim mi fshihu te gjitha fotot.

Nqs do te beja nje enumeracion per ato dite do te ishte: i nxehti andaluzian, njerez te kendshem, njerez nacionalist pas ores 3 te nates dhe shume alkooli  ne gjak, vodka finlandeze me ereza, rroba zhul e shapka te cara pas National Evening, trishtimi i mbarimit te ujit te ngroht ne dushe, sanduic me ton gjoja per vegjetarianet, “vjedhja e pijeve” kur i lije per nje minute tek shkallet, konferenca nga arkitekte qe te benin te mendoje ndryshe per arkitekturen, xhirime te vogla naten kur nuk ishe 100% e sakte, perqafime nga te gjithe, tutoret e easa fm,te qeshura deri ne delir, humbja e nje sasie flokesh per budalliqe, arritja diten e fundit ne orar (e biles, e para) ne workshop, gjum tre oresh qe vijoi me nje djegie nga dielli, zgjim brutal: “ku eshte audio”-“une nuk fle me audion, e kam save-uar  ne te gjitha laptopet”, entuziasmi i tutorit kur pa videon ku une isha aktore (edhe pse une e urreja veten atje), adobe premier,  kerstin & patrick, francez qe vuante nga mania qe te ishte serb, amigos, “where is the vodka?”, cmimet modeste te pijeve dhe ushqimeve neper qytet, bojken lako dhe ritfolk qe ne pike te mengjesit, powerful naps, zhdukja e 5 pale te brendshmeve, ecje zbathur me kembet e cara mbi kalldremat e nxehte, disko qe me kujtonin ish diskot e viteve ’90 e fillim 2000-shi ne Tirane, we are your friends etj. ­­ 






3 comments:

  1. gjithcka duket fantastike dhe emocionuese por une kam nje pyetje: a kishte mundesi te krijoheshin "gabimisht" konflikte kombesie te tipit: serbe- shqiptare ose serbe-kosovare? :P
    ps: pa me keqkuptuar jam thjesht kurioze?

    ReplyDelete
  2. Pershendetje,
    Konflikte midis kombesive ne EASA ska. Te gjithe ne EASA jane mese te edukuar, ndjenje e fort qytetaria e mbi te gjtha shume mendje hapur. Lenja menjan e keqkuptive apo fakti qe je e/i rrethuar me njerez shume mendje hapur e jane te gatshem te ndajne eksperiencat e tyre me ty i bene ato 2jave edhe nje eksperience me entuziasmuese.
    :)

    ReplyDelete