Sunday, September 30, 2012

EASA DAY 2012- Ankete



Pershendetje,

Sivjet do organizohet nje event nga EASA ne Tirane qe do te jete EASA Day ne ditet 21-22-23 Dhjetor 2012.

Ky event do te te permbaj workshope ne kuadrin e arkitektures te temave ndertim, dizajn, teori dhe eksperimentim.

Per momentin jemi duke bere nje statistike per te ditur fluksin e studenteve te arkitektures, urbanistikes dhe dezajnit apo profesionisteve te rinj, qe kane deshire te marrin pjese. Kjo eshte nje statistike shume serioze, ne baze te se ciles ne do te vendosim numerin e pjesemarresve dhe numrin e tipologjine e workshopeve te ketij festivali.

Ju lutem permbushni me posht anketen dhe shperndajani edhe te njohurve te juaj!
(yes=jeshile, maybe (yes?)=e verdhe, no=e kuqe) [duke qene se ky eshte nje event tre ditor nqs doni te jeni pjesemarres duhet te marrni pjese ne te treja ditet 21-22-23 dhjetor]


Per me shume info kontaktoni faqen tone ne face book:
ose na shkruani ne emailin tone:
ose kontaktoni personalisht organizatoret ne fjale per cdo universitet:
Andrea Naci, Klaudio Ruci, Vullkan Qerimi (Polis)
Aulon Harizaj, Ledja Allajbej, Stavri Burda (F.I.N)
Kujtime Barushi (Epoka)
ose comentoni ne dashboardin e anketes
ose ketu ne blog me ane te komenteve

Vini re: Anketa jone do jete e hapur deri me date 13 tetor (ora 23:59), shpejtoni qe te kontribuoni ne berjen te mundur te EASA Day 2012 




Foto nga EASA Day 2011, nga nje organizim modest qe ka qene vitin e kaluar duam ta kthejme ne dicka me te madhe e gjitheperfshirese sivjet prandaj kemi nevoje per ndihmen tuaj =)

Wednesday, September 26, 2012

I am space and I know it


Vendos çdo gjë para se të nisesh, ndërro mendim momentin e fundit

Po të më kishin thënë që do merrja pjesë në një workshop me titull “bodybuilding” nuk do I kisha besuar (e jo vetëm pse jam “ë gjatë, e hollë, me pak kurriz të dalë” :P). Deri kur fola me tutorin e këtij workshopi po prisja me padurim të punoja me paleta, të ripërdorja sharrën e çekiçin.

Mirëpo diskutimi me Linas (Lapinskas,çdo mbiemër që mbaron me “skas” është lituanez, tha ai) tutorin e workshopit, që filloi te përmasat e trupit të njeriut si fillesa e projektimit e përfundoi te shkatërrimi më I tmerrshëm në histori që ai I bëri lojës “I have never, ever” në një lloj mënyre më bëri të kisha dëshirë të ndiqja workshopin e tij.

Nuk ishte përvoja e tij e parë si tutor, falë workshopeve të organizuara ne EASA Linas dukej se e kishte mjaft të qartë në kokë strukturën që dëshironte për workshopin e tij, punën që donte të realizonim ne e rezultatet që priste.

Workshopi ku mora pjesë kishte si synim të analizonte trupin e njeriut si fillesë të projektimit, si gjenerues të hapësirës e si element që ndikonte në përmasat e objekteve. Për të përmbushur këto pika kaluam shumë kohë në rrugët e qytetit, duke ndërvepruar me kalimtarët, duke matur ndërtesat (me pjesët e trupit) e duke eksperimentuar mbi reagimet e njerëzve në kontakt me trupin njerëzor.

Isha, e jam, e kënaqur me zgjedhjen e workshopit (përveç se për djegiet e lëkurës nga dielli). Lëvizëm shumë në qytet, morëm reagimet e shumë kalimtarëve (gjë që sjell gjithmonë të qeshura) e zbuluam gjëra interesante duke e trajtuar të gjithë proçesin si lojë.

Për me shumë, prezantimi (jo)pwrfundimtar : http://prezi.com/azgt4jd_zrzm/copy-of-my-1-prezi/

I am space and I know it!

Anisa Lloja









                

Foto:    
 A. Lloja
Th. Trian

Monday, September 24, 2012

Alcohol vs colosus



Workshopi qe mora pjese ne kuader te temes kishte te bente me konstruksionin me ane te paletave nje instalacion multifunksional ku mund te perdorej si nje amfiteater, per te ecur apo dhe si nje vend ku mund te shfrytezohej per street art sic eshte dhe grafiti. Ishte interesant, i vecante por dhe i lodhshem per mua qe kisha nje dore pothuaj te ndrydhur. Gozhda, makineri te ndryshme, gjakosje te vogla por dhe shum histori me te qeshura pa fund. Aty njoha dhe me shum karaktere e njerez kreativ te ndryshem por mesova dhe limitet e mija.....

 Party, wow me njerez ’te cmendur’ ku muzika alkoli ishin pa fund. National evening eshte mbremja ku secili shtet paraqet te vecantat e tij me gatime ,pije apo performanca te ndryshme(zebetikos). Ne fakt mbaj mend shum shishe vodke nga belarus team, uzo apo disa pije te cuditshme ceke (ne forme test enesh :P).  Ne fakt tani qe e mendoj ato ishin nete ku te gjithe ishin ‘as high as fuck’....ka shuuum per te treguar.. Whateva and eva and neva ...kissing ..laughing ..hugs and ‘etc’ (if you know what i mean :P)
...i made a lot of unforgetable FRIENDs.

Fale shume personave te vecante kjo ishte nga eksperiencat me te bukura qe kam kaluar ndonjehere (i mean it). Organizers Eva(whateva),Tasos, Stavrula(glikula), Maria, Orestis and the helpers as Alex (jesus)...crazy people as Ross, Beata (party animal)... trip companion Orfeas and Anisa ..Belarussian team  and of course my team ...Thank YOU and see u soon

P.S ...part of me is in that island now ..thank’s rhodes


















Andrea Naci 

ps: Photos will be accredited soon 

Wednesday, September 19, 2012

“Island of Rhodes”, e jo “Rhode Island”



Kur më njoftuan se isha përzgjedhur të merrja pjesë në SESAM 012 “Colossus VS LandmArch” mendova se ishte e rastit të kërkoja në Google informacione për vendin që do kisha rastin të vizitoja. Po kërkoja për pamje, harta, diçka që t’I jepte kuptim adresave që na kishin dërguar organizatorët. Mirëpo, duke këkrkuar “Rhodes Island” përfundova në hartat e shtetit amerikan, jo ekzaktesisht ajo që po prisja. Kjo ishte gjëja e parë që mësova.

Më pas erdhi njohja me grupin shqiptar, organizimi I udhëtimit e pregatitja e back pack-ut (që nuk bëhet më I lehtë me kalimin e kohës!).

Në një qytet turistik me shumë lëvizje një grup prej 30 studentësh duket sikur do humbasë mes turmës, por kjo nuk ështe një e keqe. U bëmë të zhurmshëm e të dukshëm kur deshëm, e me sukses, kohën tjetër ishim pjesë e qytetit.

Udhëtimet “eksploruese” I nisëm që pasditen e parë. Për mua njohja me qytetin ishte shumë interesante. Ndikimet e kulturave të ndryshme që kishin jetuar në atë ishull gjatë historisë e kishin kthyer në një libër të gjallë të historisë së arkitekturës. Gërmadha antike, pranë xhamisë e kështjellës së kalorësve mesjetarë gjendeshin në një rrugë me ndërtime të arkitekturës fashiste italiane, duke I dhënë qytetit një frymë krejtësisht të veçantë.

Grupi, siç përmënda, ishte relativisht I vogël, 30 studentë (organizatorë, ndihmës, tutorë e pjesmarrës). Edhe pse asnjëri prej nesh nuk e priste këtë, në përfundim asnjëri nuk doli I zhgënjyer. Ishte bukur t’I njihje të gjithë, të mbaje mend emrat e të gjithëve, si në një klasë. E si gjithmonë, në një grup të vogël secili spikat për një karakteristikë, e secili të mungon për një arsye të vecantë.

Ishte një përvojë e bukur, për workshopin, sigurisht, po për njerëzit e qytetin gjithashtu, si çdo udhetim që ia vlen të mbahet mend me buzëqeshje.

Anisa Lloja



















Foto:     A. Lloja
                Th. Trian

Sunday, September 16, 2012

wake me up before you go goo



Rhodes, workshops ...friends, lecture, dance, colossus..... party, architecture, ideas, wtf, island, drink(puke :P), landmArch, LOVE.... memories, old town(young people), wow, free hugs vs free shots, and laaaughing  :D

...Wake me up before you go goo.. po e filloj me keto lyrics te wham,  zgjimi i cdo sesam-eri. Hera ime e pare ne nje event te tipit easa i tejkaloi cdo pritshmeri te mundshme. Per sesam-in dhe easa-n kisha degjuar me pare mbi eksperiencat e te tjereve si dhe video mbi participantet dhe workshopet, deri sa u bera pjese e sesam team 2012.

Sesam ose ‘mini easa’ kete vit u vendos ne nje ishull te Greqise , Rhodes. Rhodes i njohur ndryshe dhe si ishulli i kolosit gjigand. Cdo event easa apo sesam ka nje teme te caktuar, e per kte vit ishte Colossus vs Landmark. E ndersa organizatoret kishin pergatitur cdo gje rreth kolosit duke filluar nga workshopet leksionet, ishin tutoret dhe participantet ato qe ishin pjesa aktive e sesam-it. Cdo dite ngriheshim rreth ores 9 am nga mijera wat muzik ne ‘diagoras stadium’ qe ishte dhe vendi i akomodimit. Perjashto mengjesin (ushqim i njejte cdo dite  :P ) fillonim te punonim mbi workshopin me grupet perkatese. Kishim mundesi qe pas nje dreke e tipit fast food (but who cares, deri sa ishim te etur per te exploruar ishullin) te dilnim rrugeve te old town apo per te shijuar detin. Me pas i vjen radha leksioneve, ishin organizuar nga arkitekte te rhodes apo athina , historiane e profesore te ndryshem ku i vecante ishte leksioni i nje arkitekti (anetar i UIA) mbi katastrofen ne japoni... aaa me duhet te them qe kishte dhe nga ato boooring ( ku na zinte gjumi ose ‘chat’ me njeri tjetrin ), po ne fund gjithmon ja dilnim me nje duartrokitje te madhe :P. Nderroheshim shpejt e shpejt ne sy te njeri tjetrit ( kuptohet pa komplekse ) ne stadium ku jetonim si ‘big family’ me perreth 45 persona. Pjesa e larjes behej ne dushet e stadiumit, ku prisnim njeri tjetrin ose jo, ktu e kam fjalen qe laheshim dhe disa veta njeheresh. Kush kishte luksin mund te ishte dhe guest te dushet e organizatoreve (including me :P). Me pas vinte nje darke e bollshme me ushqimet tradicionale dhe te vecanta. Mbas dhenies fund te kesaj urie dilnim ne old town (clubs and bars always full ), ose kishim party ne diagoras stadium ku kemi dhe episode me policine per ndotje akustike kjo deri sa dhe ato beheshin pjese e ndonji ‘free shots’. Sleeeplessss and drunk  kjo ishte kryfjala e oreve ne vazhdim.

Arkitektura ..skam fjale ta pershkruaj, thjesht e mahnitshme, nje miks stilesh dhe layer-ash duke filluar nga bizantin, osman, gotik, arkitekture spanjolle dhe venedikase. Megjithese kishte dhe detaje te nje mjeshterie te rhodes. Nuk dua te le pa permendur dhe arkitekturen e ishullit Symi e perbere nga vila me cdo ngjyre te mundshme ,nje ishull i vogel qe vizituam gjate nje dite te tere. Symi eshte i njohur per prodhimin e sfungjerit i cili eshte nxjerre nga thellesite e detit nga banoret ,nje ishull plot mister e histori famekeqe.








Andrea Naci 
p.s: photos will be accredited soon :)