Tuesday, February 28, 2012

...where the magic happens...

















Une jam nje nga pjesemarreset ne EASA dhe mund te them se deri me sot ka qene nje nga pervojat e mija me te vecanta!    

Ne vitin 2008, kur kam marre pjese per here te pare EASA ishte krejt e panjohur per ne, askush nuk e mbikqyrte deri ne ate kohe dhe Shqiperia ishte shenjuar si 'lost country'. Rivendosja e marredhenieve e krijua nga nje djale i cili duke mos e ditur as vete se cfare ishte EASA, krijoi nje grup te vogel per te vajtur e per ta eksploruar. 

2008 Irlande-Letterfrack / 2009 Itali - Darfo / 2010 UK - Manchester
Si cdo fillim, edhe EASA filloi me veshtiresi per ne. Gabuam ne berjen e bagazheve, valixhe shume te medha, me rrota nga nje ane dhe shume rroba ne te. Duke mos njohur rruget dhe pa ndonje pergatitje paraprake me harta dhe info u nisem per te gjetur piketakimin me EASA-n. Kerkimi vijoi me 2 ore ecje, neper nje shi te imet, ne perfierite e Dublinit, duke terhequr valixhet. 
Menefund e gjetem vendin dhe bashke me vendin gjetem edhe atmosferen e hareshme te disa te rinjve te cilet nuk e njihnin njeri-tjetrin por kishin qellimet me te mira per t'u njohur e per te marre sa me shume nga 400 te rinjte me te cilet do kalonin 15 dite. Ishte nje ambjent i thjeshte, me mobilim minimal. Kishte nje tavoline ku priteshin te gjithe te porsaardhurit, regjistroheshin, u jepej nje byzylyk identifikues dhe pakoja e mireseardhjes dhe u sqaroheshin gjithe detajet e nevojshme. Me pas vijonte EASA!

Nese nuk keni qene kurre ne nje event te tille, duhet te shkoni patjeter per te provuar dicka krejt ndryshe e cila do t'ju mbetet ne mendje shume gjate. Nese keni qene me pare ne dicka te ngjashme, e kuptoni edhe me mire perse duhet te shkoni. 

Cuditerisht, gjate diteve te para ne Irlande une kam ndjere se nuk doja te isha aty dhe prisja me padurim perfundimin. Kjo ndoshta prej faktit se nuk isha mesuar me aq shume njerez rreth e rrotull ose me mungonte rehatia e kushteve prej shtepie. 
Workshop-i filloi ne diten tone te trete dhe menjehere u krijua nje klime e shendetshme dhe harmonike brenda grupit tone te punes. Ne po punonim per nje dokumentar mbi vete EASA-n nder vite. Gjithkush mund te shprehej per cfaredo qe mendonte dhe  dite pas dite deshira per te krijuar dicka te perbashket u be shume e forte. Orari i workshopit ishte 9-5, ne mes kishte edhe pushim ose mund te shkeputeshe sa here ndjeheshe i lodhur. Dhomat ku punonim ishin te ngorhta, pinim kafe ndersa jashte binte shi dhe kur dilnim per te xhiruar qetesia e gjelberimit rrethe e qark na jepte qetesine qe kisha une nevoje. Pas ngrenies se darkes dhe leksionit te dites, vinte ora per party. Nese mendoni se ne Shqiperi behen party te mira...e keni gabim! Muzike e mire, njerez te dashur kudo, gezim dhe nivele shume te larta rehatie sepse nuk kishte rregulla as per veshjen, as per qendrimin, as per pijen as per sjelljen. Mengjeset ishin te tmerrshme sepse duhej te zgjoheshim ne orar per te kapur mengjesin dhe kete e merrte persiper nje organizator i cili vinte cdo mengjes me altoparlant dhe bertiste 'wake up you motherfuckers' :P. Pas kesaj duhej te mbanim radhen per te ngrene, te lanim enet ku hanim (te cilat merren me vete) dhe iknim per ne workshop. Dita dites ato qe me dukeshin te padurueshme u bene burim gallate dhe momentesh te cilat nuk harrohen. Dushet me uje pothuajse te ftohte dhe te thirrjet 'ooooo-aaaaa' e atyre qe u binte uji i ftohte mbi trup, tharje e flokeve aty ku thahen duart, kercim e kenge (YMCA)teksa mbahej radha e larjes se eneve, xhiro me bicikleta vjedhurazi sapo dilte dielli, ngjitje e malit ne mes te furtunes dhe shiut vetem per hir te sfides, pune te cilat me pare nuk i kisha bere(te intervistoja, te xhiroja, te montoja,), pirja e alkolit duke e mbushur ne fuci te madhe, perqafime me njerez me te cilet te bashkon vetem gezimi dhe entuziazmi, gazeta e perditshme me thashetheme nga EASA ku prisja me frike e padurim se mos isha edhe une ne ndonje foto te cuditshme, leksionet interesante me profesore shume te mire, shkembimi i njohurive me njerez nga kultura nga me te ndryshmet, te gjitha keto me bene qe ne fund te ikja nga EASA ime e pare me lot ne sy. 
Magjia kishte ndodhur...

Kjo magji vazhdoi dhe vitin qe vijoi e prita EASA-n si eventin me te bukur te vitit. Pasi kalon pak kohe qe EASA ka mbaruar nuk te besohet qe ke qene ti ne gjithe ate aventure dhe se ke qene ti qe ke qeshur aq shume, qe ke njohur aq shume njerez, qe ke kercyer aq shume, qe ke kontribuar ne nje pune, etj. 
Grupi vazhdonte te ishte i vogel pasi shume pak u interesuan dhe edhe me pak ishin te gatshem te vinin. Megjithate nga tre, ne Itali ishim kater. 
Secili vit te ofron gjera shume te ndryshe. Italia ishte krejt dicka tjeter persa i perket kushteve te akomodimit, ngrenies dhe motit. Por ajo qe nuk ndryshon asnje vit eshte deshira per t'u kenaqur dhe qejfi qe pershkon gjithe 15 ditet qe ndodhesh atje. 

Edhe pas Italise une nuk u ngopa me atmosferen e EASA-s dhe doja perseri te shkoja. Anglia ishte shume e ndryshme edhe nga Irlanda edhe nga Italia por me te gjitha te papriturat, parehatite, veshtiresite, ajo mbeti e po atij niveli qejfi. 

Sot flas me shume nostalgji per EASA-n dhe ndjej sikur eshte dicka te ciles i perkas edhe pse nuk jam pjese e saj. Nese deshiron te kesh kujtime te cmendura, te bukura, ekstreme nga rinia mos hezito te aplikosh dhe te pranosh me tolerance gjithe veshtiresite qe mund te shohesh kur te shkosh per here te pare. Une do te shkoja serish! 

- Sibel Pipa
  




Sunday, February 26, 2012

1/3


Eksperienca Fiona ne EASA Spain 2011

Ishte hera ime e pare qe merrja pjese ne EASA dhe me ato pak qe kisha pare online apo c’me kishin treguar NC-t per EASA-en isha ekstremisht e entuziasmuar.
Ne ditet e para isha komplet e hutuar se nuk njihja asnje njeri nga 400 e ca pjesemarres, pervec NC-ve te Shqiperise. Duke qene se kisha mbaruar vetem vitin e pare te arkitekures dhe s’kisha shume “aftesi professionale” mendoja se do te gjendesha akoma me humbur gjate workshopeve, por qe komplet e kunderta.
Une morra pjese ne EASA TV qe ishte nje workshop shume entuziasmues, fryme e ngrohte shoqerore, mesime ne grup per Adobe Premier, filmonim naten dhe diten e ndihesha paksa nje ““kineaste professioniste”” (2x thonjeza per ta bere me te qart qe eshte ne “thonjeza”).

E bukura e EASA-es ishte se cdo darke kishte festa te ndryshme, edhe festa me teme cka ishte nje menyre shume e mire per tu shoqeruar me njerez nga kombesi te ndryshme; festat ishin edhe pak te lodhshme pas diteve te para se ia gdhinim cdo nate e ne rastin tim gjate pjeses tjeter te dites duhet te levizja ose te rrija ulur para laptopit ne mes te nxehtesise Andaluziane.  Ne ditet e para bem edhe nje treasure hunt, ku u ndame ne grupe me pese veta; mbeta miq per gjate gjjthe e easa-es me koleget e grupit e biles vazhdojme te qendrojme ne kontakt online. Kishte nete ku te ofrohej birre vetem sepse ishe Ballkanase e ndonje ballkanasi tjeter i shtohej deshira “ kombetare”.
Party me i madh ishte ai i National Evening qe ishte nje riot i vertete.

Ushqimi ishte i ngreshem/i mire edhe pse cdo dite rresht per dreke sanduic (te tipeve te ndryshme) kishte efektin e tij ne metabolizem, dushet ishin shume te mira (une i kam fiksim dushet, se e shoh dushin si nje cast te plot meditimi) me uje te ngroht, pervec diteve te fundit ku paten probleme e nuk kishte me uje te ngroht.  Flinim ne dhoma shume te medhaja, ne ishim me Austrine, Bjellorusine, Armenine dhe disa pjesemarres nga Amerika Latina.

E vetmja gje qe ma prishi gjakun ne ato dite ishte qe  memory cart  me mori virus ne nje prej kompjutareve te EASA-es e me pas anti virusi ne laptopin tim mi fshihu te gjitha fotot.

Nqs do te beja nje enumeracion per ato dite do te ishte: i nxehti andaluzian, njerez te kendshem, njerez nacionalist pas ores 3 te nates dhe shume alkooli  ne gjak, vodka finlandeze me ereza, rroba zhul e shapka te cara pas National Evening, trishtimi i mbarimit te ujit te ngroht ne dushe, sanduic me ton gjoja per vegjetarianet, “vjedhja e pijeve” kur i lije per nje minute tek shkallet, konferenca nga arkitekte qe te benin te mendoje ndryshe per arkitekturen, xhirime te vogla naten kur nuk ishe 100% e sakte, perqafime nga te gjithe, tutoret e easa fm,te qeshura deri ne delir, humbja e nje sasie flokesh per budalliqe, arritja diten e fundit ne orar (e biles, e para) ne workshop, gjum tre oresh qe vijoi me nje djegie nga dielli, zgjim brutal: “ku eshte audio”-“une nuk fle me audion, e kam save-uar  ne te gjitha laptopet”, entuziasmi i tutorit kur pa videon ku une isha aktore (edhe pse une e urreja veten atje), adobe premier,  kerstin & patrick, francez qe vuante nga mania qe te ishte serb, amigos, “where is the vodka?”, cmimet modeste te pijeve dhe ushqimeve neper qytet, bojken lako dhe ritfolk qe ne pike te mengjesit, powerful naps, zhdukja e 5 pale te brendshmeve, ecje zbathur me kembet e cara mbi kalldremat e nxehte, disko qe me kujtonin ish diskot e viteve ’90 e fillim 2000-shi ne Tirane, we are your friends etj. ­­