EASA DAY 2013
Ku: Public House (mbrapa akademise se arteve http://www.facebook.com/publichousenr1)
Kur: 09:00 --- 22 Dhjetor
Pjesemarrja: Te gjithe studentet e profesionistet e rinj te arkitektures e urbanistikes.
Biletat: 300Lek e duhet ti terhiqni brenda te shtunes ora 18 te Public House ose tek nje prej organizatoreve.
Info: easashqip@gmail.com
EASA Day 2013 do te jete nje event nje ditor, i cili do te zhvillohet mbi bazen e temes altruisem/egoisem. Ky event do te zhvillohet per te shperndar frymen e networkut te European Architecture Students Assembly e dhenien e informacionave mbi kete network e eventet qe ai organizon. Ky do te jete nje stimulim ne permasa mjaft me te vogla e me modest i asaj per te cilen qendron EASA.
Kjo teme ne te vertete lindi si nje shaka midis organizatoreve, pasi ata ne grupe pune te ndryshme kishin hartuan ate qe mendonin te sillnin ne eventin e sivjetshem. Me pas u vendos qe te dyja keto minitema te bashkejetonin me njera tjetren duke marre parasysh se si te ketilla qendrojne edhe ne perditesine e tyre ne fusha te ndryshme, pjese e te cilave eshte edhe konkretimi ne arkitekture e urbanistike. Mund te shohim fare qart se ndertimet abuzive jane nje egoisem ndaj komunitet ku ti jeton. E nga ana tjeter kemi raste, fatkeqesisht te rralla, ku me ane te punes vullnetare ne ditet e sotme jane krijuar te mira per komunitetin edhe pse keto mund te kene rrjedhur si nje nevoje e komunitet per nje jetese me te mire e jo drejtperdrejt si nje akt altruismi. Duke qene se tema eshte e bazuar edhe ne nje kod moral te pashkruar e bene kete qe te jete me komplekse e le te hapur ceshtje qe do te diskutohen miqesisht gjate eventit.
Duke marre parasysh se tema eshte e dyjezuar, do te ekzistojne edhe dy grupe kryesore.
Njeri propozon nje architecture scavenger hunt ne Tirane te ideuar dite me pare nga organizatoret e te gatshme per tu luajtuar e ekspluar gjate gjithe mbasdites nga participantet.
Grupi tjeter ka lidhur marredhenie me nje qender sociale ditore e cila merret me trajtimin e femijeve te te gjitha moshave ne nevoje. Kjo qender ndodhet ne zonen e bregut te lutim. Ky grup do mundohet te permiresoj jetesen e perditshme dhe efektin vizual te hapsira te kesaj qendre me disa zgjidhje te vogla por efektive. Kesaj qendre kemi deshire ti mbushim edhe raftet me librat tane te vjeter duke transmetuar dije. Keshtu qe jeni te lutur te gjithe te sillni te pakten nje liber te cfaredo lloji per ta dhuruar e te inkurajoni edhe miqte tuaj qe te dhurojne libra.
Gjate kesaj dite do te kete edhe nje Lecture dhe q&a nga Joni Baboci duke u bazuar ne temen e eventi. http://joni.p-ark.net/
Darka do te mbyllet me nje live ne formen e open-mic, pra kushdo mund te vij te kendoj, recitoj, bjeri instrumentave etj ne skene e ne do jemi publiku juaj duke biseduar me njeri tjetrin e duke pire dicka per tu shplodhur pas nje dite te gjate.
Ndiqni ne fb hashtaget tona me te cilat organizatoret po krijojne nje lloj insipiration boardi virtual per tiu dhene idera abstrakte e konkrete mbi temen. Gjate ketyre postimeve mund te komunikoni drejtperdrejt me ta duke ndare ide e opinion e gjithashtu mund ti perdorni edhe ju keto hashtage per te shperndare gjera ne lidhje me eventin.
#easaday2013 #altruizem #egoizem #inspirationboard #scavengerhunttirana
No comments:
Post a Comment