INFORMACION MBI APLIKIMIN PER EASA015 Valletta
Të dashur miq dhe të interesuar mbi EASA015,
- Duam t’ju njoftojmë se aplikimet kanë filluar dhe se afati i fundit për të dërguar aplikimin tuaj është data 12 Prill 23:59.
- Aplikimi duhet dërguar në: easashqip@gmail.com
- Për të aplikuar ju duhet të na dërgoni:
OSE
3. Zgjidhni e fotografoni një hapësirë në qytetin ku jetoni e që ndoshta e ndeshni në jetën e përditshme dhe komentoni me maksimumi 5 fjali një problematikë, vizion ose potencial të saj. Nëse e keni të vështire ta fotografoni vetë jeni të lirë të përdorni web-in duke kaluar në këtë mënyre edhe përtej kufirit të hapsirave fizike në të cilat ndodheni. Ju lutemi të qëndroni korrekt e çfarëdo mënyre që të zgjidhni të na e bëni të ditur prejardhjen e fotos (e bëre vetë, nga nje miku juaj apo e gjetur në web) dhe të respektoni autorsinë.
(zgjidhni te plotesoni piken 3 ose 4, jo te dyja!)
4. Një fotografi personale ose link mbi FB, IG etj…
- Ju duhet ti mundësoni këto tekste në gjuhen angleze, pasi ajo është një domosdoshmëri për një komunikim të mirë në EASA.
- Personat që mund të aplikojnë duhet të jenë studentë të arkitekturës ose urbanistikës në studim e sipër në të gjitha universitetet shqipetare, student me kombësi shqiptare që studiojnë jashtë vendit ose profesionist të rinj.
Hidhini një sy përshkrimit tonë në FB për të kuptuar më tepër se çfarë është EASA ose futuni në INDEX-in tonë për të gjetur linket e cdo eventi ose workshopi:
https://easaeurope.wordpress.com
https://easaeurope.wordpress.com
Përpara se të formuloni e të plotësoni kërkesat e mësiperme do të ishte mirë të shikonit disa nga albumet fotografike të viteve të kaluara dhe disa video që të krijoni një perfytyrim se për cfarë bëhet fjalë. EASA nuk mund të përshkruhet vetëm me fjalë!
Është e rëndësishme të tregoheni sa më të lirshëm në formulimin e teksteve të kërkuara për të tërhequr vëmendjen tonë. Formalitetet ti lëmë për aplikimet për punë.
Shpresojmë të kemi sa më tepër aplikime e ta përfaqesojmë Shqiperinë denjësisht në këtë event kaq madhor.Na shkruani për çdo gjë sado të vogël a të parëndësishme në e-mailin tonë ose në faqen dhe grupin tonë të FB. Do të përpiqemi të jemi të disponueshëm në çdo orar e për çdo kërkesë.
Cdo aplikim pas afatit të percaktuar (12 Prill 23:59) do të skualifikohet automatikisht e nuk do të merret parasysh.
Përhapni fjalën e suksese! :)