Monday, September 2, 2013

sense


Tema “sense” ka te beje drejtpeserdrejti me nje forme arkitekturore qe eshte krijuar nga ndjeshmeria qe njeriu ka per komunitetin ku ai jeton. Ne rastin tone, kemi te bejme me disa punime te vogla ne formen e eksperimenteve te vena ne funksion ne nje bar i cili funksionon edhe si qender kulturore ne dimesione te vogla e modeste, por qe frekuentohet shume nga te rinjte e kryeqytetit. Dicka tjeter positive per kete bar, pervec faktit qe ne te kryhen aktivitete te ndryshme kulturore, eshte fakti qe ai ka nje oborr, e ne kete menyre do te kemi nje prekje te drejtperdrejt edhe me natyren. 

Tema “sense” lindi nga nevoja e dukshme e studenteve te arkitektures ne Shqiperi per te eksperimentuar mbi baza materialesh te riciklueshme, me kilometer 0 edhe nga detyrimi moral i tyre per te lene dicka simbolike per komunitetin. Kjo teme mund te eksplorohet ne baze te kendveshtrimeve te ndryshme, nje prej te cilave po e paraqesim me ane te biletave per kete event. Pikepamje te tjera do te jene ato te eksplorimit nepermjet workshop-eve, leksionit dhe detajeve te tjera qe do tia transmetojme pjesemarresve gjate eventit. 

Grupi i punes e sheh si te nevojshme qe nje organizim i tille te behet ne kete periudhe per keto dy arsye me paresore: pothuajse humbja e kontaktit me te interesuarit per komunitetin e EASA-es qe nga EASA Days 2012 dhe nje aktivitet defryes para fillim te vitit akademik. 

Ky aktivitet do te zhvillohet brenda nje dite te vetme ne Open House dhe punimi neper workshop-e do te zgjasi nga ora 9 e mengjesit deri ne oren 8 mbasdite. Gjate kesaj periudhe kohore do te kete nje lunch break i cili do te shoqerohet me nje ore leksioni. Pas ores 8 mbasdite, pra pas mbylljes te workshop-eve do te kete nje feste te vogel. 
Ne kete aktivitet do te marrin pjese 30 persona dhe te organizohen 3 workshop-e eksperimentale.

Per me shume informacion mbi prezantimin e temave te workshopeve dhe programit ne detaje do te keni ne ditet ne vijim.


Detaje Formale:
  1.      
             Kur: E shtune 7 Shtator 2013 ora 9 e mengjesit
  2.      
  3.      
            Numeri i pjesemarresve: 30
  4.     
           Pagesa per pjesemarrje : 200 lek te reja
  5.     
          Perse:
Ky do te jete nje event i vogel prej 30 pjesemarresish, i cili po zhvillohet per te sjell edhe njehere bashke personat te cilet kane deshire te jene pjese e komunitetit te EASA (European Architecture Students Assembly) Shqiperi e te japin nje feedback ne komunitetin ku ata jetojne. Biletat per kete aktivitet, mund te terhiqen deri te premten (6 shtator ora 16 ne Open House) duke u bazuar ne "rregullin" first goes first serves. Shuma simbolike perkatese e bileteve do te bej te mundur sherbimin e drekes dhe materialeve te punes per pjesemarresit. Ne momentin qe ju terhiqni nje bilete, jeni automatikisht pjese e aktivitetit (nqs ju nuk e keni te mundur te vini personalisht kete bilete mund ta shfrytezoj nje miku juaj duke u paraqitur ai ne event). Ky event eshte i hapur te gjithe studentet e arkitektures, urbanistikes, inxhinierise se ndertimit dhe arteve  e per te gjithe ata qe jane te apasionuar per fushat e mesiperme e duan te jene aktiv ne komunitet.