Thursday, December 6, 2012

Whateevaaaa’



SESAM-i im? Hehe,s’thuhet :D  Sa i paimagjinueshem , aq edhe i papershkrueshem . Nuk ka fjale per te definuar eksperienca . Perbejne momente qe i ndien , te plotesojne dhe i mbart me vete  per shume kohe. Pothuajse irreale , nje shkeputje nga perditesia , nga te qenit i zakonshem. E keshtu te kaplon nje bote tjeter e mrekullueshme , intensive saqe brenda dites te kalojne aq shume gjera neper koke e para sysh  e te duket sikur e shkuara dhe e ardhmja mbyllen brenda asaj jave.

Nisi vrullshem me nje turr ne check-in (qe do e quaja rekord ) per te kapur fluturimin e hershem te mengjesit, pastaj me rropatjen per te gjendur vendodhjen e SESAM-it dhe ja ku jemi. Hmmmmmm, ndryshe dukej gjendja. Nje salle e madhe sportive , sleeping bags , rroba e valixhe neper toke. Ja sa te te mesohet syri –thashe me vete – dhe kurrizi :D  Por ne te tilla aktivitete kushtet apo luksi kalon si pa e kuptuar ne plan te dyte , pavaresisht prirjeve te mia te pergjithshme per t’u ankuar. Organizim me se i mire , te rinj te perkushtuar , qe kishin menduar per cdo detaj , e qe ndihmonin me shume miresjellje . Ndoshta kjo favorizohej edhe nga fakti qe ne ishim nje grup relativisht i vogel .

Nuk permenda akoma ate qe ishte perla e udhetimit –Rodosi. Pozicioninim i perkryer i ishullit dhe i qytetit te vjeter. Nje udhetim ne histori , neper ato gure qe tregonin vite e vite kaluara. Perplasje periudhash historike , influenca stilesh , qe ne total e bejne unik. Ne thelb, qellimi i SESAM-it ishte nje lloj rindergjegjesimi per Colosuss-in e Rodosit, qe ne baze te legjendave apo gjetjeve  tregohej per ekzistencen e tij gjigande mbi kembet e portes hyrese te portit te Rodosit. Ne nje fare menyre , edhe eventit iu pergjigjen edhe seminaret e mbajtura mbi historikun e tij ,  workshop-it  dhe flashmob-it te body –building etj.

Duke permendur workshop-et , krahas atij te body-building , qe merrej me krahasim te human scale me city scale proportions,  ishte edhe urban perspective  dhe pallete workshop.  Une me nje grup kryesisht gocash , si per ironi zgjodhem instalacionin e nje ‘sitting area’ te kompozuar dhe ndertuar totalisht me paleta druri. Ishte impenjative , por ne te njejten kohe edhe e re per ne  dhe frymezuese , sepse perbente nje teresi elementesh per t’u zbatuar. Mes ‘grindjeve’ te dy gjinive te kunderta , arritem te ideonim dhe ndertonim  nje vend te kendshem  ndenjeje , ku secili kishte alternativa per t’u ulur sipas deshires  dhe per te ndjekur pastaj prezantimin final te SESAM-it. 

Duke lene pak pas seriozietin :D, vijme tek night clubs , drinks , dance, greek night , ‘ai se  eu ti pego’ , free shots te bera dhe te kthyera eks nga ne  :D ,  pasditeve ne plazhin kalterosh te Rodosit , mbremjeve ne shi, darkave luksoze neper Rodos, e pse jo edhe darkave modeste tek bari i improvizuar nga organizatoret prane Salles sportive ku ishim akomoduar , te qeshurave pa fund , oreve zgjuar duke folur e duke kulmuar ne ‘national evening ‘ ;’).  Pa harruar edhe trip-in ne ishullin e Symit , me shume turiste ,me nje arkitekture ndryshe nga ajo tipike greke , influenca neoklasike dhe perqafim aq i bukur me detin.
 Ka shume per te thene , por keto i mbajme e i kujtojme me njeri –tjetrin . Une shpesh e quaja si nje ‘big brother ‘ te shkurter , ne kishim fatin qe s’kishim kamera :D


Brixhita Deda

















Foto:
Brixhita Deda
Olga Dolinina
Theoklitos Triantafyllidis